BREGU PERËNDIMOR | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF) KËRKON EVAKUIMIN E KUSRËS; OPERACIONI USHTARAK DO TË ZGJASË DISA DITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 37 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) u ka urdhëruar banorëve të shtëpive të rrethuara në Kusra, në Bregun Perëndimor, dhe banorëve përreth të evakuohen brenda një ore përpara një operacioni ushtarak që pritet të zgjasë disa ditë”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Kan”.
Ushtria dërgoi batalionin e 51-të të Brigadës Golani në vendngjarje dje pas rrethimit nga kolonët ekstremistë të një shtëpie në Kusra që filloi të dielën.
“Kryetari i fshatit tha IDF-ja e ka mbyllur plotësisht zonën, ka vendosur një shtetrrethim dhe ka vendosur qindra ushtarë”, - raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments