BREGU PERËNDIMOR | PËRLESHJE MES KOLONËVE DHE FORCAVE IZRAELITE TË SIGURISË.

Bregu Perëndimor | “Përleshjet shpërthyen gjatë natës në fshatin Jalud, në Bregun Perëndimor qendror, midis rreth 100 kolonëve dhe forcave izraelite të sigurisë, të cilat mbërritën për të zbatuar një urdhër të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë që kërkonte dëbimin e kolonëve që kishin zënë tre shtëpi palestineze në periferi të qytetit në muajin korrik”.
Kështu raportoi enti mediatik “The Times of Israel”.
Dy kolonë u arrestuan dhe disa shtëpive iu vu zjarri.
Sipas mediave vendore, Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Policia Kufitare po përpiqen të sigurojnë zonën në mënyrë që familjet palestineze të dëbuara të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por ato ende po përballen me vështirësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments