BRAZIL: STATUJA MË E MADHE FETARE NË BOTË NË NDËRTIM E SIPËR | DO TË JETË DYFISHI I MADHËSISË SË KRISHTIT SHËLBUES TË RIO DE ZHANEIROS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 20, 2024
- 1 min read
Brasilia, Brazil | Brazili po përgatitet të vendosë një statujë të Shën Mihal Kryeengjëllit, e cila do të jetë dyfishi i madhësisë së Krishtit të famshëm Shëlbues në Rio de Zhaneiros, 30 metra e gjatë përveç 8 metrave të bazës.
Vepra do të ngrihet 70 metra dhe do të jetë statuja më e madhe katolike në botë.
Aktualisht në ndërtim e sipër, do të inaugurohet në vitin 2026 në qytetin Shën Migel Arkanjos (São Miguel Arcanjo), e thënë shqip Shën Mihal Kryeengjëlli, 180 km nga Shën Pali (São Paulo).
Projekti përfshin një tarracë të madhe panoramike në lartësinë e bustit të shenjtorit.
Ajo do të jetë pjesë e një instalimi të madh fetar të quajtur Shpella e Kryeengjëllit në ndërtim e sipër në një truall prej 30000 metrash katrorë dhe i aftë për të pritur deri në 12000 besimtarë.
Autori i veprës është artisti Markus Moura i cili dëshiron të mposhtë një tjetër rekord brazilian, përkatësisht lartësinë e një statuje fetare që përshkruan Shën Ritën e Kaskias (Santa Rita e Cascia), 56 metra e lartë, dhe që ndodhet në shtetin Rio Grande do Norte, në veri-lindje të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments