top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BORDI MBIKËQYRËS I BËN THIRRJE KOMPANISË META QË TË FLAMUROJË VIDEOT FALSE POR JO T'I FSHIJË ATO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Bordi i Mbikëqyrësve kërkoi që materiali i rremë në Facebook të raportohej, veçanërisht nëse nuk mund të hiqet, për shkak të shkeljes së një politike specifike.

Mbikëqyrësi i pavarur i kompanisë Meta, që mbikëqyr përmbajtjen e mediave sociale në internet, ka vendosur që kompania duhet të flamurojë postimet e rreme në vend që t'i heqë ato.

Në lidhje me një video të rreme të presidentit amerikan Xhou Baidn (Joe Biden), Bordi Mbikëqyrës vendosi se ajo ishte hequr nga kompania Meta, pasi nuk ka shkelur politikën e tij në lidhje me çështjen e manipulimit.

Megjithatë, ai e quan politikën e saj jokoherente, dhe duhet të zgjerohet përtej fushëveprimit të saj përpara vitit zgjedhor.

Një zëdhënës i Metës i tha BBC-së se e merr në konsideratë opinionin.

Ne do t'i përgjigjemi publikisht rekomandimeve të tyre brenda 60 ditëve në përputhje me rregulloret”, tha ai.

Bordi Mbikëqyrës kërkoi që të kishte një etiketë për gjërat e rreme në Facebook, veçanërisht nëse ato nuk mund të hiqen për shkak të një shkeljeje specifike të politikës.

Z. Sem Gregëri (Sam Gregory), drejtor ekzekutiv i grupit të të drejtave të njeriut Witness, tha se platforma duhet të ketë një politikë adaptive për t'u marrë me të ashtuquajturat “falsifikime të lira”, si dhe materiale të krijuara ose modifikuara nga inteligjenca artificiale, por, pa ndërhyrje kjo është shumë kufizuese, dhe rrezikon të hiqet satira ose përmbajtja që është modifikuar me inteligjencë artificiale, dhe nuk është krijuar për të qenë mashtruese.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page