top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BISEDIMET PESË-KOMBËSHE TË MESDHEUT LINDOR NUK DUKEN SE JANË TË LEHTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 45 minutes ago
  • 1 min read
ree

Athinë, Greqi | Propozimi i Kryeministrit grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) për bisedime pesë-kombëshe mbi çështjet e Mesdheut Lindor, me qëllimin përfundimtar arritjen e një marrëveshjeje mbi përcaktimin e zonave detare dhe përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe kontradiktore, ende nuk është pranuar nga asnjëra prej palëve të synuara (Qipro, Egjipti, Libia, Turqia).


Por as nuk është refuzuar ende.


Propozimi i zuri në befasi dy vendet të cilave iu paraqit, Qipron dhe Turqinë, javën e kaluar.


Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan nuk reagoi, as pozitivisht, as negativisht, ndaj propozimit të homologut të tij grek, Jorgo (George) Gerapetritis.


Presidenti qipriot Nikos Kristodhulidhes (Christodoulides), i informuar nga Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis), ishte skeptik në lidhje me aftësinë e Greqisë për të tërhequr të gjitha kampet në tryezën e negociatave.


Pengesa kryesore për takimin janë refuzimi i vazhdueshëm i Turqisë për t'u angazhuar në bisedime me Republikën e Qipros dhe ndarja e Libisë midis dy qendrave të pushtetit.


Ministria e Jashtme planifikon të ecë përpara me katër pikat e lehta të rendit të ditës (bashkëpunimi për migracionin, mbrojtja e mjedisit, lidhja energjetike dhe mbrojtja civile) përpara se të trajtojë zonat detare.


Greqia shpreson që nevoja e Turqisë për të marrë pjesë në programin e financimit SAFE të Bashkimit Evropian për industritë e mbrojtjes do ta çojë atë në tryezën e negociatave.


Ajo gjithashtu po mbështetet në ndërhyrjen e ShBA-ës për ta shtyrë Turqinë drejt bisedimeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page