GREQI | ÇMIMET E SHTËPIVE JANË SHUMË TË LARTA PËR SHUMICËN E GREKËVE; NJË BANESË ME VLERË 200 MIJË € ËSHTË E PAPËRBALLUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25, 2025
- 2 min read

Athinë, Greqi | “Mospërputhja midis vlerës së pronës dhe të ardhurave të disponueshme është bërë e konsiderueshme”, raportuan ekspertë të tregut të pasurive të paluajtshme këtë javë në konferencën Prodexpo 2025.
“Numri i blerësve vendas që mund të përmbushin nivelin aktual të çmimeve është ulur ndjeshëm, pasi hendeku midis vlerës së pronës dhe të ardhurave të disponueshme është zgjeruar”, tha z. Lefteris Potamianos, president i Federatës Panhelenike të Shoqatave të Agjentëve të Pasurive të Patundshme Athinë-Atikë.
Sipas tij, kjo e bën tregun të prekshëm ndaj një krize, pasi mbështetet më shumë në kërkesën nga jashtë për të funksionuar, ndërsa është gjithashtu më i cekët.
Ai theksoi gjithashtu çështjen e vonesave të gjata në transferime, duke deklaruar se ka një paralizë në blerjen dhe shitjen e pronave, me prona me vlerë miliarda euro që presin me muaj derisa të përfundojë blerja dhe shitja e tyre, ndërsa problemi tjetër kryesor është stoku i ndërtesave joaktive, një kapital i madh dhe i vdekur që pret të aktivizohet.
Lidhur me këtë çështje, Zëvendës Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Jorgos Kociras (Giorgos Kotsiras), tha se:
1- “Veprimet tashmë po zbatohen për të sjellë prona të reja në treg, duam të shohim se si do të funksionojnë masat që do të votohen, ka një zbritje tatimore në proces në lidhje me rinovimet e shtëpive, ndërsa do të jepet një zgjatje për dy vjet të tjera. E gjithë kjo së bashku besojmë se do të kontribuojë në rritjen e pronave në treg”.
“Një masë e madhe blerësish grekë nuk mund të blejnë prona mbi 200 mijë euro”, vuri në dukje z. Kostas Jorgakos (Georgakos), drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Prelevits & Georgakos Real Estate.
Sipas tij, programet “Shtëpia Ime” kanë rritur çmimet me 20% dhe në disa raste edhe me 30%, duke krijuar një problem për shumë palë të interesuara.
Megjithatë, është pozitive që çmimet nuk po rriten me të njëjtin ritëm.
Sipas z. Panajotis Barciotis (Panagiotis Bartziotis), kreu i agjencisë në REInvest Greece, rritja nuk është më dyshifrore, si në të kaluarën. Kjo do të thotë që tregu është pjekur dhe po lëviz me një pjekuri më të madhe.
Z. Andreas Protopapas, drejtor i përgjithshëm i FinTHESIS, tha se 80% e blerjeve dhe shitjeve sot bëhen ende me para në dorë, por ai vlerësoi se në vitet e ardhshme do të ketë një rritje të pjesës së transaksioneve të bëra me kredi bankare, pasi bankat duan të japin kredi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments