top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI I KRETËS; GREQI | 25 VETA TË MASKUAR ME KAPUÇA SULMUAN FIZIKISHT DEPUTETIN E DEMOKRACISË SË RE DHE ISH-MINISTRIN MAQIS VORIDHIS (MAKIS VORIDIS) BASHKË ME FAMILJEN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 47 minutes ago
  • 1 min read
ree

Ishulli i Kretës, Greqi | Një grup prej rreth 25 vetash të mbuluar me kapuçe sulmuan deputetin e Demokracisë së Re dhe ish-ministrin Maqis Voridhis (Makis Voridis) dhe familjen e tij në Heraklion të Kretës, të shtunën në mbrëmje.


Sulmuesit thuhet se e rrethuan ministrin ndërsa ai po darkonte me familjen dhe miqtë e tij, duke i hedhur vezë, duke bërtitur fyerje dhe duke brohoritur slogane kundër tij.


Forcat e policisë u dërguan në vendngjarje dhe e shoqëruan ish-ministrin në një vend të sigurt.


Nuk u raportua për të lënduar.


Sulmuesit shkaktuan edhe dëme në restorant.


Z. Voridhis (Voridis) postoi në rrjetet sociale virtuale pas incidentit, duke deklaruar se ndodhet në një vizitë private në Kretë dhe se sulmuesit i përkisnin të majtës ekstreme.


Ai përmendi gjithashtu se vajza e tij 12-vjeçare ishte me të në kohën e sulmit.


Fatkeqësisht, kemi ende shumë punë për të bërë përpara se të çrrënjosim dhunën e ekstremit të majtë”, tha deputeti Voridhis (Voridis).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page