top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BE KËRKON QË KLASA POLITIKE TË NDRYSHOJË LIGJIN PËR DEPOZITAT | NË SHQIPËRI 25 MILION: NË BE 100 MIJË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2024
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria duhet të duhet të aplikojë ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave financiare, për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Analiza e harmonizimit të legjislacionit në kapitullin e shërbimeve financiare ka treguar se niveli i përputhshmërisë së ligjit “Për sigurimin e depozitave” me direktivën e BE –së “Për skemat e sigurimit të depozitave”, të vitit 2014, vlerësohet si i moderuar.

Për të mundësuar përputhshmërinë e plotë, me këtë direktivë, janë disa çështje që duhen trajtuar, duke filluar nga mospërputhja e nivelit maksimal të mbulimit me sigurim.

Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh të rinj.

Ndërkohë, skema e mbulimit të depozitave finaciare në Bashkimin Europian parashikon një mbulim deri në shumën e 100 mijë €.

Një mangësi tjetër në ligjin shqiptar është mungesa e një sistemi të mbledhjes së primit të sigurimit mbi bazë rreziku.

Aktualisht, të gjitha subjektet e skemës paguajnë një prim sigurimi fiks, si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë, në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.

Ligji “Për Sigurimin e Depozitave” përcakton se “Agjencia (ASD) mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0.025% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistruara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por, vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5%, të mesatares së këtyre depozitave.

Sipas informacionit të ASD, në fund të vitit 2022, raporti arriti në 7%, nga 6.66% që pati qenë një vit më parë.

Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave finaciare bankare, dhe vlerës totale të depozitave finaciare të siguruara.

Duke pasur parasysh se ligji e parashikon këtë mundësi, bankat tregtare po kërkojnë prej më shumë se dy vjetësh nga autoritetet rregullatore uljen e primit të sigurimit të depozitave finaciare.

Megjithatë, ASD është shprehur se është ende në fazën e analizave lidhur me mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të skemës së sigurimit të depozitave.

Duke pasur parasysh se Shqipëria ka nevojën të përafrohet me nivelin më të lartë të mbulimit të skemës së BE-së, gjasat janë që të bëhet një rishikim i ligjit, duke rritur shumën maksimale të mbulimit.

Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit 2022 arriti në rreth 57.9 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 9.6% krahasuar me një vit më parë.

Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.

Çështja të tjera që duhet të adresohen në legjislacionin për sigurimin e depozitave për të garantuar përputhshmërinë me kuadrin e BE-së janë edhe mospërputhja e afateve kohore për nisjen e procesit të kompensimit, mospërcaktimi i një niveli të synuar të fondit të sigurimit të depozitave në banka dhe të fondit të sigurimit të depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit apo mungesa e dispozitave për tepricat kreditore të përkohshme.

Ndryshimet në ligj do të jenë pjesë e domosdoshme e në procesin e integrimit, por deri tani Banka e Shqipërisë dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave nuk kanë përcaktuar ende afate kohore për hartimin e këtyre ndryshimeve.

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page