TIRANË | FJALA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA GJATË CEREMONISË SË MARRJES NË DORËZIM TË 23 MOTOMJETEVE TË BLERA ME FONDE QË U JANË KONFISKUAR BANDAVE KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | “Të nderuar kolegë në të gjithë vendin!
Uniforma dhe misioni ynë lartësohen nga besimi i qytetarëve, si edhe nga angazhimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj në terren.
Dua t’ju shoh në çdo rrugë e në çdo lagje, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë në çdo cep të vendit dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, në shërbim dhe në ndihmë të tyre.
Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe këto motomjete janë një ndihmë e vyer për shërbimet në terren.
Megjithatë, ndihma më e madhe dhe garancia e vërtetë e suksesit tonë mbeten integriteti, profesionalizmi dhe përkushtimi juaj në kryerjen e detyrës.
Ndaj, përmbusheni këtë mision të shenjtë me përgjegjësi të lartë.
Të nderuar qytetarëve që doni rregullin dhe ligjin!
Mbështetja dhe besimi juaj janë busulla jonë e orientimit, sepse çdo rezultat që arrijmë është fryt i këtij bashkëpunimi.
Ju siguroj se çdo përpjekje dhe çdo sakrificë e punonjësve të Policisë së Shtetit ka dhe do të ketë gjithmonë vetëm një qëllim, shërbimin ndaj jush dhe Atdheut”.
Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





























Comments