top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANKA E JAPONISË I LA TË PANDRYSHUARA NORMAT E INTERESIT; ULI PARASHIKIMET E RRITJES EKONOMIKE PËR SHKAK TË PASIGURISË MBI TARIFAT E SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Tokio, Japoni | Banka e Japonisë (BoJ) i la të pandryshuara normat e saj bazë të interesit në 0.50%, në përputhje me vlerësimet e analistëve, dhe ul vlerësimet e saj për rritjen ekonomike, përballë pasigurisë aktuale në tregtinë globale, të gjeneruar nga vendosja e tarifave amerikane dhe pasigurive të vazhdueshme që rrjedhin prej tyre.

 

Vendimi vjen në fund të një takimi dy-ditor të komitetit të udhëhequr nga Guvernatori Kazuo Ueda, me raportin tremujor që ul rritjen e PBB-së në 0.5% në vitin fiskal aktual nga një vlerësim i mëparshëm prej +1.1% dhe në 0.7% nga +1% në vitin 2026.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page