top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAÇ: U ARRESTUA EVEREST ALIU (I NJOHUR EDHE SI EVEREST VESELI) | I DËNUAR ME 6 VJET + 5 MUAJ + 22 DITË BURG SI PJESËTAR I NJË GRUPI KRIMINAL QË KRYENTE VJEDHJE NË ITALI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Everest Aliu (i njohur edhe si Everest Veseli), me moshë 34 vjeç.

 

Njoftim | Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 43”.

 

Kapet në Laç, 1 shtetas i dënuar nga autoritetet italiane, me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

 

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page