DETI I KUQ: GRUPI PRO-IRANIAN HUTHI SHËNJESTROI AEROPLANMBAJTËSEN AMERIKANE “USS CARL VINSON” NË DETIN E KUQ DUKE PËRDORUR DRONË TË SHUMTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Sanë, Jemen | Grupi pro-iranian Huthi i Jemenit shënjestroi aeroplanmbajtësen amerikane USS Carl Vinson në Detin e Kuq, në orët e fundit.
Kjo u njoftua nga zëdhënësi i rebelëve Huthi, gjenerali Jahja Sari (Yahya Saree), i cituar nga transmetuesi “Al Masirah”.
“Operacioni ushtarak u krye duke përdorur dronë të shumtë”, tha ai, duke vënë në dukje se sulmi u nis rreth 24 orë pas një operacioni të mëparshëm kundër aeroplanmbajtëses tjetër amerikane të vendosur në Detin e Kuq, USS Harry S. Truman, e cila - sipas tij - u detyrua të lundronte shumë në veri drejt Kanalit të Suezit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios