U NËNSHKRUA MARRËVESHJA SHBA-UKRAINË PËR MINERALET | UKRAINA ÇIMENTOI POZITAT NEGOCIUESE NË RAPORT ME FEDERATËN RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 1, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Dokumentet për marrëveshjen e burimeve natyrore SHBA-Ukrainë janë nënshkruar.
Kjo u deklarua nga një burim i raportuar nga transmetuesi televiziv “CNN” dhe gjithashtu nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.
Marrëveshja do t'u ofrojë ShBA-ës akses të privilegjuar në projekte të reja investimi për të zhvilluar burimet natyrore të Ukrainës, duke përfshirë aluminin, grafitin, naftën dhe gazin natyror.
Thesari i ShBA-ës njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtim ShBA-Ukrainë.
“Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi aksesin në burimet natyrore të Ukrainës, një veprim që Kievi ka kërkuar për të çimentuar mbështetjen e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për bisedimet e armëpushimit me Rusinë”, sipas një burimi të njohur me marrëveshjen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments