top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MORINË: U ARRESTUA HIMË LUFAJ NGA DEÇANI DUKE HYRË NË SHQIPËRI | AUTORITETET AUSTRIAKE TË HETIMIT PENAL E AKUZOJNË PËR VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË + PLAGOSJE E RËNDË + VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Himë Lufaj, me moshë 41 vjeç.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Vjena, sepse autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara si:

1- Vrasje e mbetur në tentativë”.

2-Plagosje e rëndë”.

3-Vjedhje”.

 

Njoftim | Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”, arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari nga Kosova.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim   goditjen e paligjshmërive në kufi  dhe për kapjen e personave  të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

 

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

 

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page