top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORIKIM; VLORË | U ARRESTUA QERIM BELLOJ: AKUZOHET SE BASHKËPUNOI ME DORASIN E PLAGOSJES SË SIDI VELAJT.

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Orikum, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Qerim Belloj, me moshë 36 vjeç.

 

Ndaj tij Gjykata e Vlorës ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”, për veprat penale të parashikuara si:

1- Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ngjarja kriminale lidhet me plagosjen e z. Sidi Velaj.

 

Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V., thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page