AUTORJA JUGKOREANE HAN KANG FITOI ÇMIMIN NOBEL PËR LETËRSI PËR PROZËN E FUQISHME POETIKE QË KONFRONTON TRAUMA HISTORIKE DHE SHPËRFAQ BRISHTËSINË E JETËS NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10, 2024
- 1 min read
Stokholm, Suedi | Autorja jugkoreane Han Kang fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për prozën e fuqishme poetike që konfronton trauma historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore.
“Ajo e ka një vetëdije unike për lidhjet në mes të trupit dhe shpirtit, jetës dhe vdekjes, dhe stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë inovator në prozën bashkëkohore”, tha z. Anders Olsson, udhëheqës i Komitetit të Nobelit, përmes një deklarate.
Znj. Han Kang, jugkoreanja e parë që fiton Nobelin për Letërsi, e ka nisur karrierën në vitin 1993 me botimin e disa poemave, ndërsa me prozë ka debutuar në vitin 1995, me “Love of Yeosu”.
Njohjen ndërkombëtare e fitoi me novelën “The Vegetarian”.
Vitin e kaluar me këtë çmim është nderuar shkrimtari dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse.
Çmimi Nobel ka vlerën e rreth 1.1 milion $.
Ky çmim, që ndahet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, është krijuar me dëshirën e shpikësit të dinamitit, suedezit, Alfred Nobel.
Këto çmime ndahen prej vitit 1901.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments