top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRI | RAPORTI I OKB-së: KARTELET MEKSIKANE DOMINOJNË TREGUN E METAMFETAMINËS NË AMERIKËN E VERIUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read

Vjenë, Austri | Kartelet meksikane mbeten prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të metamfetaminës në Amerikën e Veriut dhe po eksportojnë njohuritë e tyre në Evropë, Afrikë dhe Azi për të ngritur laboratorë klandestinë për prodhimin e drogës sintetike”.

 

Kështu kumtoi Raporti Botëror i OKB-së për Drogën 2026, i prezantuar në Vjenë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).


Sipas raportit, organizatat kriminale meksikane kanë përsosur metodat e sintezës bazuar në prekursorin kimik P-2-P, të cilat janë më efikase dhe të afta të anashkalojnë kontrollet ndërkombëtare, duke transferuar ekspertizën te kuzhinierët dhe kimistët klandestinë jashtë vendit.


OKB-ja sqaron se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht kontroll i drejtpërdrejtë i laboratorëve nga kartelet, por thekson praninë në rritje të shtetasve meksikanë të përfshirë në prodhimin e metamfetaminës në Evropë, Afrikë dhe Azinë Jugore.


Raporti gjithashtu vëren konfiskime rekord në Mbretërinë e Holandës dhe në Mbretërinë e Spanjës, si dhe një rritje të ndjeshme të përdorimit të metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara të Meksikës ku trajtimi për varësinë nga metamfetamina u rrit 25-fish midis viteve 2015 dhe 2023.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page