OKB-ja: TË PAKTËN 58 VENDE REZULTOJNË TË KONTAMINUARA NGA MINAT TOKËSORE DERI NË VITIN 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 50 minutes ago
- 1 min read
Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Një raport i botuar sot nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut zbulon se të paktën 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara me mina tokësore deri në vitin 2025.
Raporti paralajmëron edhe një herë për pasojat e tyre dramatike për civilët.
“Është thellësisht shqetësuese që, gati 30 vjet pas miratimit të Traktatit për Ndalimin e Minave, këto armë shpërthyese vazhdojnë të vrasin dhe plagosin njerëz, shpesh dekada pasi janë vendosur”.
Kështu tha komisioneri i lartë Vollkër Tërk (Volker Türk) në një njoftim për shtyp.
“Është thelbësore që të gjitha shtetet të rinovojnë angazhimin e tyre për t'i dhënë fund prodhimit, përdorimit dhe transferimit të këtyre armëve dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të bashkëpunuar në pastrimin e minave të vendosura tashmë”, shtoi ai.
Sipas këtij raporti, i cili bazohet në informacione nga qeveritë, OJQ-të, organizatat humanitare dhe shoqëria civile, të paktën 1945 veta u vranë dhe 4325 u plagosën nga minat tokësore dhe mbetjet shpërthyese të luftës në vitin 2024.
Vendet kryesore të prekura janë Mianmari, Siria, Afganistani, Ukraina, Nigeria, Mali, Jemeni dhe Burkina Faso.
Në një deklaratë të veçantë të publikuar gjithashtu sot, Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Tokësore (ICBL) raportoi më shumë se 5000 vdekje ose lëndime në vitin 2025 në 40 vende, duke thënë se 90% e viktimave ishin civilë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments