top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: LYPET DIALOG ME IRANIN; PËR TË SHMANGUR NJË KRIZË ME PASOJA KATASTROFIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për dialog me Iranin, veçanërisht për programin bërthamor të Teheranit, duke paralajmëruar për një krizë me pasoja shkatërruese për rajonin.


Ne e dënojmë fuqimisht represionin e tmerrshëm që ndodhi në Iran”, tha Sekretari Guterres, gjatë një konference për shtyp nga selia e OKB-së në Jorkun e Ri.


Po i ndjekim me shqetësim diskutimet që po zhvillohen dhe besojmë se është e rëndësishme të vendosim një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore, dhe kështu të shmangim një krizë që mund të ketë pasoja shkatërruese për rajonin”, tha ai më tej.


Në të njëjtën kohë, po shtohen raportet se ShBA-ës po përgatiten për sulme ushtarake kundër Iranit, por vendimi përfundimtar do të merret nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).


Enti mediatik “Axios” tha se qeveria amerikane ka thirrur zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Arabia Saudite për bisedime.


Sipas dy zyrtarëve amerikanë, të martën dhe të mërkurën, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake izraelite, Gjenerali Shlomi Binder, pati takime me zyrtarë të lartë nga Pentagoni, CIA dhe Shtëpia e Bardhë.


Një burim tha se Gjenerali Shlomi Binder mbërriti në ShBA-ës për të informuar qeverinë amerikane mbi objektivat e mundshme në Iran, gjë që Uashingtoni e ka kërkuar.


Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman, i cili, është vëllai dhe këshilltari i ngushtë i princit të kurorës, është gjithashtu në ShBA-ës.


Sipas entit mediatik “Axios”, ai pritet të zhvillojë takime në Pentagon, Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë edhe me Sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe të dërguarin special Stiv Uitkof (Steve) Witkoff, me të cilët, bisedimet do të përqendrohen rreth Iranin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page