AUSTRALI: SULMI KIBERNITIK BLLOKOI PORTET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 12, 2023
- 1 min read

Sidnei, Australi | Australia është goditur nga një sulm i rëndë kibernetik, i cili, përfshiu portet më të rëndësishme në vend: Brisbein (Brisbane), Sideni (Sydney), Mellbërn (Melbourne), dhe Freentll (Fremantle), të cilat, janë pa lidhje interneti, për të parandaluar aksesin e paautorizuar në rrjetin e tyre. Prandaj është bërë e pamundur shkarkimi i materialit nga anijet, dhe lejimi i transportit me kamionë, të cilët, nuk mund të hyjnë, dhe as të dalin nga porti.
Kështu ka deklaruar kompania DP World, e cila, menaxhon trafikun portual në vend.
Sulmi filloi të premten, më 10 nëntor 2023, dhe është ende në vazhdim.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Brendshme dhe Sigurisë Kibernetike, Kleër Ou’Neill (Clare O'Neil).
Që nga ajo ditë teknikët kanë punuar për t'u rikthyer në operacion.
Policia Federale Australiane hapi një hetim, ndërsa qeveria australiane thirri disa takime krizash, duke pasur parasysh se rreth 40% e trafikut të import-eksportit të Australisë kalon nëpër portet e ngarkesave të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments