top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ARTISTI MAJKLL XHEKSOUN (MICHAEL JACKSON) KISHTE BORXHE PREJ GJYSMË MILIARDI $ KUR VDIQ | NË GJALLJE SHITI 400 MILIONË DISQE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Në kohën e vdekjes së tij, artisti Majkll Xheksoun (Michael Jackson) kishte borxhe prej gjysmë miliardi dollarësh.

 

Këtë e shkruan gazeta britanike Rojtari (The Guardian), duke cituar dokumente ligjore.

 

Ylli i popit u nda nga jeta në vitin 2009.

 

Dokumentet, të kërkuara nga ekzekutorët e pasurisë së tij, zbulojnë në detaje se sa në situata të vështira ishte artisti 13-herë fitues i Grammy-t (Oscarët e muzikës).

 

Para vdekjes së tij, ai ishte gati të niste “This Is It”, një turne kolosal me 50 data që supozohej të fillonte në Londër.

 

Me anulimin e turneut, u grumbulluan borxhet ndaj Aeg, agjencisë promovuese.

 

Për më tepër ai merrej me veprime të ndryshme ligjore si në SHBA ashtu edhe jashtë saj.

 

Aktualisht përfituesit e tij janë nëna Katherine dhe fëmijët e tij Prince, Paris dhe Blanket, por ekzekutorët pretendojnë se nuk ka pasur shpërndarje financiare për ta për shkak të problemeve me taksat amerikane.

 

Gjatë karrierës së tij, ai shiti mbi 400 milionë disqe.

 

Në vitin 1997 ai u fut në Sallën e Famës së Rock and Roll si anëtar i Jackson 5 dhe në 2001 si një artist i vetëm.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page