top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI REÇAK; SHTIME | KRERËT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ISH-AMBASADORI SHBA-ës (DHE ISH-KREU I MVK-së TË OSBE-së) UILLIAM UOKËR (WILLIAM WALKER) KRYEN HOMAZHE PËR VIKTIMAT E MASAK

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani së bashku me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me Kryetarin e Kuvendit Dimal Basha dhe z. Uilliam Uokër (William Walker) kryen homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Reçak.


Prej tyre u vendosën kurora me lule pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor; aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999.


Një ditë pas kryerjes së masakrës, z. Uilliam Uokër ((William Walker), ish-ambasadori i ShBA-së i njohur për rolin e tij si kreu i Misionit të Verifikimit të Kosovës të OSBE-së nga viti 1998-1999, ekspozoi mizoritë serbe) vizitoi vendin e ngjarjes.


Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, tha ai.


Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-së në Serbi”, tha atëhere z. Uokër (Walker).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page