top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “KRAL PATRI”; ZVEÇAN | SLOBODAN RADENKOVIÇ (MILORAD BULATOVIÇ) U ARRESTUA; 4 VEPRA PENALE (MES TYRE EDHE SULM NDAJ KFOR-it).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 15
  • 1 min read

Rruga “Kral Patri”, Zveçan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Slobodan Radenkoviç (Milorad Bulatoviç), me moshë 36 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në sulmin kriminal të datës 29.05.2023 ndaj KFOR-it dhe ndaj zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, përpara Komunës së Zveçanit.


Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një leje qëndrimi me gjeneralitete Milorad Bulatoviç.

2- Dy aparate telefonikë të lëvizshëm.

3- Etj, …


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

2- Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

3- Sulm ndaj personit zyrtar”.

4- Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page