KREMLINI: PAJTOHEMI ME QËNDRIMIN E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SE PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI PO PENGON PROCESIN E PAQES NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 15
- 2 min read

Moskë, Federata Ruse | “Kremlini pajtohet me qëndrimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po pengon procesin e paqes në Ukrainë”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Mund të biem dakord për këtë. Kjo është pikërisht e saktë”, tha zëdhënsi Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
“Presidenti Vladimir Putin dhe pala ruse mbeten të hapura”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
“Qëndrimi i palës ruse është i njohur mirë si për negociatorët amerikanë ashtu edhe për Presidentin Tramp (Trump). Është i njohur mirë për Kievin dhe udhëheqjen e regjimit të Kievit. Ky qëndrim është konsistent”, theksoi ai.
Zëdhënësi Peskov deklaroi se kishte ardhur koha që Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të marrë përgjegjësi për marrjen e vendimeve që ndihmojnë paqen.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp.
“Vitin e kaluar, ne thamë se, sigurisht, ishte koha e pjekur që Presidenti Zelenski të merrte përgjegjësi dhe të merrte vendimin e duhur. Deri më tani, Kievi nuk e ka bërë këtë”, tha ai.
Zëdhënësi i Putinit deklaroi gjithashtu se Moska ende nuk ka marrë një përgjigje nga Uashingtoni ndaj iniciativës së Presidentit rus Vladimir Putin për të zgjatur kufizimet e armëve të vendosura nga “New START” për një vit tjetër përtej skadimit të traktatit.
“Ne po presim një përgjigje ndaj iniciativës së Presidentit Putin dhe e konsiderojmë këtë një çështje shumë të rëndësishme.
Ne besojmë se, sigurisht, një dokument më i favorshëm, një marrëveshje më e favorshme, do të ishte e nevojshme për të gjithë.
Por arritja e një marrëveshjeje të tillë është një proces shumë kompleks dhe që kërkon kohë”, tha ai, duke komentuar komentet e Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) mbi këtë çështje.
“Një zgjidhje më e favorshme është e nevojshme për të gjithë, por arritja e saj nuk është aq e lehtë”, tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments