RRETH 15 USHTARË FRANCEZË MBËRRITËN NË GROENLANDË | MBLEDHJA URGJENTE E KËSHILLIT TË MBROJTJES PËRFUNDOI NË PALLATIN ELIZE NËN DREJTIMIN E PRESIDENTIT EMANUEL MAKRON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Rreth pesëmbëdhjetë ushtarë francezë kanë mbërritur tashmë në Nuuk të Groenlandës”.
E thënë kjo sipas z. Olivier Puavr (Poivre) d'Arvor, ambasadorit francez për rajonet polare dhe oqeanike, i cili, ishte i ftuar në radion “France Info”.
Sipas ambasadorit d’Arvor, ata janë specialistë të maleve të larta dhe gjuetarë alpinësh, prania e të cilëve është pjesë e Operacionit “Arktik Endurance”, një mision ushtarak evropian i nisur nga disa vende të NATO-s, përfshirë Suedinë, Gjermaninë dhe Norvegjinë.
“Dërgimi i ushtarëve evropianë përballë një kërcënimi amerikan është i pashembullt”, theksoi ambasadori, duke folur për një sinjal të fortë politik.
“Ata thanë se Evropa ishte e ngadaltë, jo aq e ngadaltë”, shtoi ai.
Ndërkohë, takimi urgjent i Këshillit të Mbrojtjes, i thirrur nga Presidenti Emanuel Makron për këtë mëngjes, përfundoi në Pallatin Elize.
Takimi përfshinte disa nga ministrat kryesorë të përfshirë në situatën në Iran dhe Groenlandë.
Pjesëmarrësit u larguan nga Pallati Elize pa bërë asnjë deklaratë.
Presidenti Emanuel Makron do të jetë në bazën ushtarake Istres në jug të vendit në mesditë për përshëndetjet tradicionale të Vitit të Ri për Forcat e Armatosura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments