AMERIKË: ROBOTI EMO QË MUND T'I BUZËQESHË I PARI NJË QENIEJE NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31, 2024
- 3 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Emri i tij është Emo, roboti që di të buzëqeshë i pari kur ndërvepron me një qenie njerëzore.
Pas dekadash kërkimesh që synojnë t'i japin robotëve shprehje të ngjashme me ato njerëzore, hapi i ri përpara, i botuar në revistën Science Robotics nga Universiteti Kolumbia (Columbia) në Jorkun e Ri konsiston në përcaktimin e një ndërveprimi të drejtpërdrejtë, në të cilin, makina nuk hamendëson thjesht një shprehje trishtimi apo të lumturie, por e bën këtë duke iu përshtatur bashkëbiseduesit të tij njerëzor: është një aftësi e rëndësishme për robotët e ardhshëm që synojnë të ndihmojnë të moshuarit ose të sëmurët, por, sipas vetë autorëve të hulumtimit do të kërkojë rregulla.