top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMERIKË: 1.2 MILIARDË $ PËR TË PRODHUAR TEKNOLOGJI QË DO TË KAPI C2O NË AJËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 16, 2023
  • 1 min read

ree

Uashington, Amerikë | Administrata Baiden ka zbuluar investimin e saj fillestar të madh, që synon nxitjen e sektorit të heqjes së karbonit në SHBA, thelbësor për adresimin e emetimeve. Departamenti Amerikan i Energjisë njoftoi një investim prej 1.2 miliardë dollarësh, në dy projekte të kapjes direkte të karbonit në Teksas dhe Luiziana. Këto dy projekte do të ndërtojnë këto qendra rajonale të kapjes direkte të ajrit”, u tha gazetarëve Sekretarja e Energjisë e SHBA-së, Xhenifër Grenhoullm (Jennifer Granholm). Kjo do të thotë se ata do të lidhin gjithçka, nga kapja, tek përpunimi me ruajtjen e thellë nëntokësore, të gjitha në një proces pa probleme. Këto projekte, të quajtura qendra e kapjes direkte të ajrit të Teksasit të Jugut dhe Projekti Cypress, janë krijuar për të nxjerrë mbi 2 milionë tonë metrikë CO2 në vit, ekuivalente me heqjen e afro 500000 makinave me gaz nga akset rrugore. Kjo teknologji mund të zgjerojë kapacitetin global me 400 herë, duke ndihmuar përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page