FSHATI DOMAJ; HAS | ALBERT ÇOÇAJ (QOQAJ) U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; VALON ÇOÇAJ (QOQAJ) MBETI I PLAGOSUR (VËLLEZËR).


Fshati Domaj, Has, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbeti i vdekur:
1- Z. Albert Çoçaj (Qoqaj), me moshë 46 vjeç, qytetar nga Republika e Kosovës.
I plagosur mbeti:
1- Z. Valon Çoçaj (Qoqaj), i vëllai.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit vdekjeprurës.
Njoftim | Krumë.
Informacion paraprak.
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments