top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: NDALOJ SULMET NDAJ RAFINERIVE RUSE NËSE SHBA-ës NA FURNIZOJNË ME RAKETA “PATRIOT”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Volodimir Zelenski tha se ushtria do të ndalojë së synuari rafineritë ruse (siç kërkoi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump)), nëse Uashingtoni furnizon Ukrainën me raketa interceptuese “Patriot”.


I përballur me inflacionin e nxitur kryesisht nga çmimet në rritje të energjisë, të shkaktuara nga konfliktet në Iran dhe midis Rusisë dhe Ukrainës, presidenti Tramp (Trump) ka kërkuar që të dy vendet të ndërpresin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëri-tjetrit.


“Ne shpjeguam se nuk mund të përmbahemi nga reagimi kur Rusia sulmon sektorin tonë të energjisë dhe vret popullsinë tonë.


Ne thamë se nëse doni që ne të mos godasim rafineritë ruse, atëherë ato nuk duhet të sulmojnë sistemin tonë energjetik.


Përndryshe, na jepni raketa ‘Patriot’”.


Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në në intervistë me entin mediatik amerikan Faks Njuz (Fox News), duke shtuar se kishte pasur disa biseda mbi këtë çështje me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) dhe stafin e tij.


Presidenti Zelenski shtoi se nëse Uashingtoni do të ofronte këto sisteme të mbrojtjes ajrore (të përdorura për të kapur dronë dhe raketa ruse) për një muaj, Ukraina do të pezullonte sulmet ndaj rafinerive ruse për të njëjtën periudhë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page