ZONJA E PARË AMERIKANE MELANIA TRAMP (TRUMP): RRETH 800 VETA U EVAKUUAN NGA OLESHKI; SHPRESOJ SE KJO DO TË SHËRBEJË SI THEMEL PËR PAQE TË QËNDRUESHME.

Uashington, Amerikë | “Armëpushimi ka përfunduar.
Misioni ishte një sukses, duke ofruar ndihmë thelbësore për rajonin dhe duke mundësuar evakuimin e gati 800 vetave”.
Kështu kumtoi Zonja e Parë amerikane Melania Tramp (Trump) në rrjetin shoqëror Iks (X), duke iu referuar armëpushimit në Oleshki, qytetin në jug të Ukrainës të pushtuar nga ushtria ruse, për të lejuar evakuimin e civilëve.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj Rusinë dhe Ukrainën për udhëheqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në armëpushimin e Oleshkit.
Shpresoj se kjo do të shërbejë si bazë për paqe të qëndrueshme midis dy kombeve”, - kumtoi më tej znj. Tramp (Trump).
Armëpushimi filloi më 27 tetor dhe përfundoi dje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments