IRAN | ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME ESMAIL BAGHAEI: GATI TË RIHAPIM NGUSHTICËN E HORMUZIT BRENDA 2 DITËSH NËSE SHBA-ës PRANOJNË KUSHTET.

Teheran, Iran | “Irani është gati të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, në vend të shtatë ditëve të parashikuara fillimisht nga bisedimet, nëse Uashingtoni pranon kushtet e tij”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Mundësia për ta zbatuar këtë plan brenda dy ditësh është një shenjë e mëtejshme e besimit të mirë të Iranit”, - tha zëdhënësi Esmail Baghaei, duke theksuar se shkëmbimi i mesazheve vazhdon përmes ndërmjetësve.
Nëse përmbushen kërkesat e Teheranit, do të jetë e mundur të rivendoset siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe të riniset procesi i negociatave shumë shpejt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments