FSHATI VLLAHËN; HAS | U ARRESTUAN RRUSTEM UKAJ DHE BESMIR UKAJ; KLUTIVIM HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Fshati Vllahën, Has, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Rrustem Ukaj, me moshë 70 vjeç.
2- Z. Besmir Ukaj, me moshë 34 vjeç.
Njoftim | Qarku Kukës.
Vijon operacioni i koduar "Territor i Pastër", kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vlahën.
Identifikohen 3 shtetas si autorë të dyshuar të rastit (babai dhe 2 djemtë).
Vihen në pranga 2 nga këta shtetas, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre.
Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Qaf Prush, kanë vijuar me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan si autorë të dyshuar, shtetasit Rr. U ., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç (babë dhe bir), banues në fshatin Vlahën, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Rr. S., 58 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Kukës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtrisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments