HAS | FATJON DAUTI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; JAKUP AGA MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Has, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Fatjon Dauti, me moshë 30 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Jakup Aga.
Njoftim | Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments