PIKA E KALIMIT KUFITAR MORINË; KUKËS | YLLI AVDIJA U ARRESTUA.

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ylli Avdija, me moshë 34 vjeç, qytetar nga Republika e Kosovës.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për shkelje penale të lidhura me drogërat.
Ndaj tij ishte shqiptuar masë sigurimi “arrest në burg”.
Pritet ekstradimi i tij drejt autoriteteve ligjzbatuese të Republikës Federale të Gjermanisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit













Comments