AKTORI SILVESTËR STALONE REFLEKTON MBI MARRËDHËNIEN ME DJALIN E VDEKUR NË VITIN 2012 NË DOKUMENTARIN E NETFLIKSIT ME TITULL SLAI (SLY) I CILI DO TË SHFAQET MË 11.11.2024.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 5, 2024
- 3 min read
Uashington, Amerikë | Në serialin e tij të realitetit “The Family Stallone”, heroi i aksionit Sillvestër (Sylvester) Stallone ndan një vështrim në jetën e tij në shtëpi me vajzat Scarleta (Scarlet), Sistina (Sistine) dhe Sofia (Sophia).
Megjithatë, para martesës me nënën e tyre Xhenifër Fllevin (Jennifer Flavin), ai kishte dy djem me gruan e tij të parë Sasha Kzek (Czack): Seixhin (Sage) dhe Siroun (Seargeoh).
Fëmija i tij i parë dhe më i madh, Seixh Munbllud Stalone (Sage Moonblood Stallone), do të ndiqte gjurmët e babait të tij dhe do të fillonte një karrierë në Hollywood, përpara vdekjes së tij tragjike dhe të parakohshme.
Ai u shfaq në dy nga filmat e babait të tij.
Ai pati disa role filmash si një aktor fëmijë, duke bërë debutimin e tij në ekran si Raki i Riu (Rocky Jr.) në vazhdimin e boksit të babait të tij Raki V (Rocky V).
Në dokumentarin e fundit të Netflix Sly, regjisori Xhan (John) Herzfeld shpjegon se aktori Stallone e futi djalin e tij në film për ta ndihmuar atë të fillonte aktrimin.
“Ai e shkroi atë në të”, tha regjizori Herzfeld. “Ai donte t'i jepte atij këtë mundësi që ishte aq e vështirë për Sly”.
Ai vazhdoi të shfaqej në një tjetër projekt të aktorit Stallone, në filmin me fatkeqësi të titulluar Deilait (Daylight).
Si i rritur, ai shkroi, drejtoi dhe prodhoi filmat e tij. Seixh (Sage) Stallone vdiq në vitin 2012.
Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 13 korrik 2012. Ai ishte 36 vjeç.
Disa media fillimisht raportuan pretendime të rreme se shkaku i vdekjes ishte i lidhur me një varësi nga pilula me recetë, megjithëse mjekja ligjore përfundimisht zbuloi se Seixhi (Sage) kishte vdekur nga sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga ateroskleroza.
Për shkak të thashethemeve të shumta, Stallone u detyrua të lëshonte një deklaratë ku kërkonte ndalimin e spekulimeve.
“Unë po u kërkoj njerëzve që të respektojnë kujtimin e djalit tim të talentuar të mrekullueshëm dhe të ndjejnë dhembshuri për nënën e tij të dashur, Sasha, sepse kjo humbje e rëndë do të ndihet për pjesën tjetër të jetës sonë”, tha ai për shtypin.
“Seixhi (Sage) ishte fëmija ynë i parë dhe qendra e universit tonë, dhe me përulësi po u lutem të gjithëve që kujtimi dhe shpirti i djalit tim të lihet në paqe”.
Në filmin dokumentar të Netflix Sly, aktori Stalone shikon mbrapa kohën e Seixhit (Sage) para kamerës, veçanërisht kohën kur ai e luajti atë si djalin e tij në Rocky V.
Në atë film, tutela e Rocky-t për boksierin e ri Tami (Tommy) e bën Rakin e Ri (Rocky Jr) të ndihet i refuzuar.
Aktori Stallone pranon se kjo histori ishte shumë personale në retrospektivë, duke u mbështetur në përvojat e tij gjatë krijimit të filmit.
“Përpiqem të marr diçka që në fakt është ajo që do të doja të kisha bërë në jetën reale, por nuk isha në gjendje ta bëja këtë në realitet. Dhe shumë shpesh e bëja në mënyrë teatrale, magjike”, tha ai.
Shumë nga kjo është e vërtetë. Fatkeqësisht, ju i vendosni gjërat përpara familjes suaj. Dhe pasojat janë mjaft radikale dhe shkatërruese.
Dokumentari përfshin pamjet e babait dhe djalit duke aktruar së bashku në Raki V (Rocky V), si dhe një klip të të dyve në premierën e filmit.
“Ka një varg në film, ‘Jam shumë i lumtur që ai ka lindur sepse tani mund të jetoj përmes syve tuaj’”, u tha aktori Stallone gazetarëve në tapetin e kuq.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





















































Comments