AFRIM GASHI NGA KOALICIONI VLEN U ZGJODH KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28, 2024
- 1 min read
Shkup, Maqedoni e Veriut | Me 76 vota pro, 6 kundër dhe 0 abstenim, z. Afrim Gashi nga koalicioni VLEN u zgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet seanca konstituive e përbërjes së njëmbëdhjetë të Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj 2024.
Z. Gashi ishte propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa ka mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare.
Z. Gashi deri të hënën ka qenë kryetar i partisë Alternative, kur dha dorëheqje pas emërimit të tij për kryetar të Kuvendit.
Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo bartësi i funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik.
Z. Gashi ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate që përkojnë me harqet kohore 2016-2020 dhe 2020-2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































