FSHATI GODVI; BULQIZË | SADETE FIKU DHE GËZIM FIKU (NËNË E BIR) U ARRESTUAN; URIM FIKU U KONSTATUA I VRARË; BASHKËSHORTJA DHE I BIRI; SI SHKAK DYSHOHET SHKELJA E KURORËS BASHKËSHORTORE.

Fshati Godvi, Bulqizë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj. Sadete Fiku.
2- Z. Gëzim Fiku (nënë e bir).
Ajo dhe ai konsiderohen doras në vrasjen me armë zjarri të shkurtër (brezi) dhe me mjet prerës të:
1- Z. Urim Fiku, bashkëshorti i së arrestuarës dhe i ati i të arrestuarit.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se si shkak i krimit konsiderohet një lidhje intime jashtëmartesore e të ndjerit por nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimore.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim.
2- “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.
Masat e sigurimit pritet t’u shqiptohen brenda kushteve dhe afateve të parashikuara në ligjin procedurial penal.
Njoftim | Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.
Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.
Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:
* S. F., 57 vjeçe;
* G. F., 33 vjeç; të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments