LAGJJA “PAVARËSIA 3”; VLORË | MARIGLEN DOGA U ARRESTUA; 20 VJET BURG PËR VRASJE.

Lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Mariglen Doga, me moshë 47 vjeç; ndaj tij Gjykata e Bolonjës kishte shqiptuar dënim penal me njëzet (20) vjet heqje lirie për vrasjen e një qytetari shqiptar (vendim penal i njohur edhe nga pushteti gjyqësor i Republikës së Shqipërisë); ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2000, në Ravenë (Ravena), Itali.
Njoftim | … Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane dhe e ka dënuar këtë shtetas, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vitin 2000, në Ravena, Itali, 47-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë një shtetas shqiptar, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments