top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER | BAFTJAR SHAHAJ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; AGRON BIÇAKAJ DHE ENKJOL IDRIZAJ U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
1 min read

Updated: 19 hours ago

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se për shkak të një aksidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor “Levan-Vlorë” mbeti i vdekur:

1- Z. Baftjar Shahaj, me moshë 72 vjeç.


U shoqërua për intervistim policor:

1- Z. Agron Biçakaj, me moshë 58 vjeç, drejtues automjeti; pritet arrestimi i tij.

2- Z. Enkjol Idrizaj, me moshë 29 vjeç, drejtues automjeti; pritet arrestimi i tij.


Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


FIER | BAFTJAR SHAHAJ U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; AGRON BIÇAKAJ DHE ENKJOL IDRIZAJ U ARRESTUAN.


Njoftim | Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dje, në aksin rrugor “Levan–Vlorë”, shtetasi A. B., dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor, i cili është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.


Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.


Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FIER | YSEN DRIZA U ARRESTUA.

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ysen Driza, me moshë 30 vjeç. Njoftim | Fier. Finaliz

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page