top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MURIQAN; SHKODËR | ARBEN HYSAJ U ARRESTUA; 1 KG KOKAINË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
8 hours ago
2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Muriqan, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Arben Hysaj, me moshë 56 vjeç.


Njoftim | PKK Muriqan.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.


Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar, i cili tentoi të fuste në Shqipëri, me automjet, 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.


Si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.


Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëpunimi”, goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.


Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato doganore, bazuar në analizën e riskut, kaluan për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip “Renault”, që drejtohej nga 56-vjeçari A. H.


Gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Durrës.


Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page