RRUGA E ELBASANIT; TIRANË | EDUART (EDISON) DUSHKU I NJOHUR RËNDOM SI “I FORTI I FSHATIT SAUK” U ARRESTUA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “EKSPONENTI”.

Rruga e Elbasanit, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “Eksponenti”, arrestuan:
1- Z. Eduart (Edison) Dushku, me moshë 49 vjeç i njohur rëndom si “i forti i fshatit Sauk”.
Ndaj tij janë zhvilluar hetime penale paraprake për vrasjen e z. Abdulla Vrapi, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin gusht të vitit 2011, te vendi i quajtur sipas traditës orale të zonës “Depot e Ujit”, pranë spitalit (Sanatoriumit); si shkak i konfliktit mes palëve u konsiderua rivaliteti i lidhur me shtënien në dorë të linjës së transportit publik.
Në vazhdën e hetimeve penale paraprake të zhvilluara ndaj tij u shqiptua urdhër arresti në muajin shtator të vitit 2027 për shkelje penale të lidhur me shkatërimin e pronës me zjarr.
Në vazhdën e hetimeve penale paraprake të zhvilluara ndaj tij u shqiptua urdhër arresti në datën 1 mars të vitit 2018 për shkelje penale të lidhur me mbajtjen e sendeve të paligjshme.
Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments