top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


UDHËHEQËSIT E BASHKIMIT EVROPIAN NË KIEV | SOT SHËNOHET PËRVJETORI I KATËRT I PUSHTIMIT RUS TË UKRAINËS.
Kiev, Ukrainë | Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) kanë mbërritur në Kiev. “ Nuk do të dorëzohemi derisa të rivendoset paqja. Paqe sipas kushteve të Ukrainës ”, tha Presidentja von der Leien (Leyen). Është planifikuar një takim trepalësh me Presidentin Zelenski, i ndjekur nga pjesëmarrja në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, i organizuar nga distanca nga Parisi dhe Londra. Një grup i k
Agjencia Telegrafike Vox


SHEFI I STAFIT PRESIDENCIAL UKRAINAS KIRILO (KYRYLO) BUDANOV: RAUNDI I ARDHSHËM I BISEDIMEVE ME RUSINË DHE SHBA-ës MUND TË ZHVILLOHET DERI NË FUND TË KËSAJ JAVE.
Kiev, Ukrainë | Z. Kirilo (Kyrylo) Budanov, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara mund të zhvillohet deri në fund të kësaj jave. “ Mendoj se do të jetë në fund të javës, këtë javë ”, tha z. Budanov për mediat ukrainase - i cituar nga enti mediatik britanik “ The Guardian ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA) I SHKROI LETËR KRYEMINISTRIT VIKTOR ORBAN KU I KËRKOI TË RESPEKTOHET VENDIMI PËR KREDINË 90 MILIARDË $ PËR UKRAINËN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Ju bëj thirrje fuqimisht të zbatoni vendimin e marrë në Këshillin Evropian në dhjetor mbi kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën ”. Kështu shkroi Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), në një letër drejtuar Kryeministri hungarez Viktor Orban - duke theksuar se një vendim i marrë nga Këshilli Evropian duhet të respektohet dhe duke shpjeguar se shkelja e këtij parimi shkel parimin e bashkëpunimit të sinqertë. Nesër në Ki
Agjencia Telegrafike Vox


PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: DO TË PROPOZOHET HEQJA E SANKSIONEVE KUNDËR PRESIDENTES SË PËRKOHSHME TË VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të propozojë heqjen e sanksioneve kundër Presidentes së përkohshme të Venezuelës Delsi (Delcy) Rodriguez. Vetë Përfaqësuesja e Lartë Kallas e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Punëve të Jashtme. “ Duhet të kemi një diskutim më të gjerë mbi qasjen tonë të re ndaj autoriteteve venezueliane. Mendoj se mund të vendosim disa standarde, çfarë duam të shohim nga Venez
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VEDEFUL (WADEPHUL): OFERTA E PARISIT PËR DIALOG ME MOSKËN ËSHTË SINJAL I GABUAR.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “ Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog. Megjithatë, shumë oferta për bisedime drejtuar Rusisë rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, me më shumë këmbëngulje, mund të arrihen gjithnjë e më shumë lëshime. Dhe kjo do të ishte qasja e gabuar ”. Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vedeful (Wadephul) pas mbërritjes së tij në takimin e Ministrave të Jashtëm evropianë - duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me thirrjet e Paris
Agjencia Telegrafike Vox


ROB JETTEN ËSHTË KRYEMINISTRI I PARË HOMOSEKSUAL I MBRETËRISË SË HOLANDËS | U BETUA PËRPARA MBRETIT.
Hagë, Mbretëria e Holandës | Në Holandë u formua një qeveri e re. Qeveria e pakicës (e përbërë nga progresistët e D66, liberalët e VVD-së dhe demokratët e krishterë të CDA-së) u betua para Mbretit, duke hapur një fazë të re politike. Në krye të saj është z. Rob Jetten, i cili, bëhet kryeministri më i ri në historinë holandeze. Udhëheqësi i D66-ës, i lindur në vitin 1987, homoseksual, evropianist i vendosur dhe kampion i të drejtave civile, ai arriti një fitore surprizë në zgj
Agjencia Telegrafike Vox


ISLANDA PRITET TË MBAJË VOTIME PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN QË NË MUAJIN GUSHT TË KËTIJ VITI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Islanda po shqyrton mundësinë e votimit që në gusht për të rifilluar bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian ”. Kështu raporton enti mediatik “ Politico.eu ” - duke cituar dy burime të njohura me çështjen. “ Përshpejtimi i Islandës në referendum vjen në një kohë kur vrulli për zgjerimin e Bashkimin Evropian duket se po rritet, me Brukselin që po punon për një plan që mund t'i japë Ukrainës anëtarësim të pjesshëm që vitin e ardhshëm, dhe m
Agjencia Telegrafike Vox


PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SOT NUK DO TË KETË PËRPARIM NË LIDHJE ME SANKSIONET E REJA KUNDËR MOSKËS; PAKETA E NJËZETË ËSHTË ENDE NË TRYEZË; NE DUAM TË ECIM PËRPARA.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Do të ketë një diskutim mbi paketën e njëzetë të sanksioneve kundër Moskës, por mendoj se nuk do të ketë përparim në këtë drejtim sot ”. Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me të mbërritur në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi gjithashtu dëshirën e Brukselit për të çuar përpara masat e reja kufizuese, të cilat janë bllokuar nga vetoja e Hungarisë e Kryeministrit Viktor Orban.
Agjencia Telegrafike Vox


GROENLANDË | KRYEMINISTRI JENS-FREDERIK NIELSEN: NUK NA DUHET ANIJA SPITALORE E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP); TË FLASI ME NE DHE TË MOS POSTOJË GJËRA TË RASTËSISHME NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE.
Nuuk, Groenlandë | “ Nga ana jonë, përgjigjja është jo, faleminderit. Ne e kemi marrë parasysh idenë e Presidentit Tramp (Trump) për të dërguar një anije spitalore amerikane në Groenlandë. Megjithatë, ne kemi një sistem publik të kujdesit shëndetësor që u ofron trajtim falas qytetarëve. Kjo është një zgjedhje e qëllimshme dhe një pjesë themelore e shoqërisë sonë. Ky nuk është rasti në Shtetet e Bashkuara, ku të shkosh te mjeku kushton para ”. Kështu tha Kryeministri i Groenla
Agjencia Telegrafike Vox


KIEV | SULMI RUS LA 17 TË PLAGOSUR DHE MË SHUMË SE 100 BANESA TË DËMTUARA.
Kiev, Ukrainë | “ Numri i të plagosurve në sulmin rus në rajonin e Kievit është rritur në 17, përfshirë katër fëmijë ”. Kështu raportoi për entin mediatik ukrainas “ Ukrinform ” z. Mikola Kalshnik (Mykola Kalashnyk) - kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit. “ Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan në rajon; shtëpi private dhe apartamente në ndërtesa shumëkatëshe; kjo shifër nuk është ende përfundimtare, pasi raportet vazhdojnë të vijnë; dëmi përfshin ndërtesa, disa p
Agjencia Telegrafike Vox


MINISTRI I JASHTËM HUNGAREZ PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): DO TË BLLOKOJMË SANKSIONET E REJA TË BASHKIMIT EVROPIAN KUNDËR RUSISË.
Budapest, Hungari | “ Nesër, në Këshillin e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian synon të miratojë paketën e njëzetë të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë. Derisa Ukraina të rifillojë tranzitin e naftës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë nëpërmjet tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë që vendimet e rëndësishme për Kievin të ecin përpara ”. Kështu njoftoi Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó), në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Co
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | NË KONGRESIN E SAJ SUBJEKTI POLITIK CDU VOTOI PËR TË NDALUAR MEDIAT SOCIALE VIRTUALE PËR FËMIJËT NËN 14 VJEÇ.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Subjekti politik CDU votoi në favor të ndalimit të mediave sociale për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 14 vjeç. Kështu raportoi enti mediatik gjerman “ Der Spiegel ” - duke specifikuar se sot, në kongresin e partisë, delegatët miratuan me shumicë të madhe një propozim kompromisi për një mocion nga Schleswig-Holstein që fillimisht propozonte një moshë minimale prej 16 vjeç. Sipas propozimit, ofruesit e shërbimeve online do t'i nënshtr
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


