top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISLANDA PRITET TË MBAJË VOTIME PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN QË NË MUAJIN GUSHT TË KËTIJ VITI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Islanda po shqyrton mundësinë e votimit që në gusht për të rifilluar bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian”.


Kështu raporton enti mediatik “Politico.eu” - duke cituar dy burime të njohura me çështjen.


Përshpejtimi i Islandës në referendum vjen në një kohë kur vrulli për zgjerimin e Bashkimin Evropian duket se po rritet, me Brukselin që po punon për një plan që mund t'i japë Ukrainës anëtarësim të pjesshëm që vitin e ardhshëm, dhe me Malin e Zi, kandidatin kryesor për pranim, duke mbyllur një kapitull tjetër në negociata muajin e kaluar”.


Kështu shkruan gazeta me seli në Bruksel.


Koalicioni qeverisës i Reikjavikut kishte premtuar të mbante një referendum për rifillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, pasi qeveria e mëparshme kishte ngrirë negociatat në vitin 2013.


Por koha po përshpejtohet në një kohë trazirash gjeopolitike dhe pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur tarifa ndaj Islandës dhe kërcënimeve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të aneksuar Groenlandën”, vëren enti mediatik “Politico”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page