KIEV | SULMI RUS LA 17 TË PLAGOSUR DHE MË SHUMË SE 100 BANESA TË DËMTUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Numri i të plagosurve në sulmin rus në rajonin e Kievit është rritur në 17, përfshirë katër fëmijë”.
Kështu raportoi për entin mediatik ukrainas “Ukrinform” z. Mikola Kalshnik (Mykola Kalashnyk) - kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit.
“Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan në rajon; shtëpi private dhe apartamente në ndërtesa shumëkatëshe; kjo shifër nuk është ende përfundimtare, pasi raportet vazhdojnë të vijnë; dëmi përfshin ndërtesa, disa prej të cilave, u shkatërruan plotësisht me dritare të thyera, çati dhe fasada të dëmtuara; gjithashtu u prekën ambiente tregtare, depo, ndërtesa zyrash, garazhe dhe objekte transporti”, tha z. Kalashnik (Kalashnyk).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments