PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: DO TË PROPOZOHET HEQJA E SANKSIONEVE KUNDËR PRESIDENTES SË PËRKOHSHME TË VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të propozojë heqjen e sanksioneve kundër Presidentes së përkohshme të Venezuelës Delsi (Delcy) Rodriguez.
Vetë Përfaqësuesja e Lartë Kallas e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Punëve të Jashtme.
“Duhet të kemi një diskutim më të gjerë mbi qasjen tonë të re ndaj autoriteteve venezueliane.
Mendoj se mund të vendosim disa standarde, çfarë duam të shohim nga Venezuela, në mënyrë që edhe ne të ndërmarrim hapa nga ana jonë”, tha Përfaqësuesja e Lartë Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments