MINISTRI I JASHTËM HUNGAREZ PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): DO TË BLLOKOJMË SANKSIONET E REJA TË BASHKIMIT EVROPIAN KUNDËR RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Nesër, në Këshillin e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian synon të miratojë paketën e njëzetë të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë.
Derisa Ukraina të rifillojë tranzitin e naftës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë nëpërmjet tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë që vendimet e rëndësishme për Kievin të ecin përpara”.
Kështu njoftoi Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó), në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments