REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VEDEFUL (WADEPHUL): OFERTA E PARISIT PËR DIALOG ME MOSKËN ËSHTË SINJAL I GABUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 minutes ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog.
Megjithatë, shumë oferta për bisedime drejtuar Rusisë rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, me më shumë këmbëngulje, mund të arrihen gjithnjë e më shumë lëshime. Dhe kjo do të ishte qasja e gabuar”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vedeful (Wadephul) pas mbërritjes së tij në takimin e Ministrave të Jashtëm evropianë - duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me thirrjet e Parisit për dialog me Moskën.
“Strategjia jonë është shumë e qartë. Ne duam të kontribuojmë në një marrëveshje. Por deri më tani ajo ka dështuar për shkak të mungesës totale të gatishmërisë së Rusisë për të zhvilluar bisedime serioze”, tha Minsitri i Jashtëm Vedeful (Wadephul).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments