top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GROENLANDË | KRYEMINISTRI JENS-FREDERIK NIELSEN: NUK NA DUHET ANIJA SPITALORE E PRESIDENTIT TRAMP (TRUMP); TË FLASI ME NE DHE TË MOS POSTOJË GJËRA TË RASTËSISHME NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 minutes ago
  • 1 min read

Nuuk, Groenlandë | Nga ana jonë, përgjigjja është jo, faleminderit.


Ne e kemi marrë parasysh idenë e Presidentit Tramp (Trump) për të dërguar një anije spitalore amerikane në Groenlandë.


Megjithatë, ne kemi një sistem publik të kujdesit shëndetësor që u ofron trajtim falas qytetarëve.


Kjo është një zgjedhje e qëllimshme dhe një pjesë themelore e shoqërisë sonë.


Ky nuk është rasti në Shtetet e Bashkuara, ku të shkosh te mjeku kushton para”.


Kështu tha Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në një postim në rrjetin social virtual “Facebook”.


Ne jemi gjithmonë të hapur për dialog dhe bashkëpunim, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara.


Por ju lutemi flisni me ne në vend që të bëni deklarata pak a shumë të rastësishme në mediat sociale. Dialogu dhe bashkëpunimi kërkojnë respekt për faktin se vendimet për vendin tonë merren këtu, në pragun tonë”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page