TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRIA E MBROJTJES DHE NATO-ja RRËZUAN NJË RAKETË BALISTIKE TË LËSHUAR NGA IRANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani u rrëzua në hapësirën ajrore turke.
“Raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”, tha Ankaraja - duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në juglindje të Turqisë.
“Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha masat e nevojshme do të merren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, deklaroi Ministria turke e Mbrojtjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments