TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRIA E MBROJTJES KOMBËTARE: NJË SISTEM RAKETATOR “PATRIOT” DO TË VENDOSET NË LINDJE TË VENDIT (NË KONSULTIM ME NATO-n).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Ankara, Turqi (Türkiye) | “Turqia njoftoi se një sistem mbrojtës ajror ‘Patriot’ po përgatitet për vendosje në pjesën lindore të vendit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara me NATO-n për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të saj mes tensioneve rajonale”.
Kështu raportoi agjencia turke e lajmeve “Anadolu” (Anadolli).
“Në dritën e zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, janë marrë masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore tonë, dhe ne jemi në konsultim me NATO-n dhe aleatët tanë”, tha me anë të një deklarate Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments